Prokofiev dhe Rachmaninoff, artistët “emigrantë” rikthejnë Kostandin Tashkon në skenë

Nga A2 CNN
16 Mars 2026, 19:48 | Kulturë

Për herë të parë, Konstandin Tashko interpreton në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Pas një kohe të gjatë jashtë skenës në Shqipëri, ai rikthehet me vepra shumë impenjative.

“Më 17 mars, ora 19:00, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë koncertin për piano nr. 2 në Sol minor, të Sergei Prokofiev dhe Simfoninë nr. 2 në Mi minor, op. 27 të Sergei Rachmaninoff, dy vepra që spikasin për fuqinë dramatike dhe pasurinë e ngjyrave orkestrale”, shprehet Tashko për A2CNN.

Ndonëse Kostandin Tashko është edhe pegagog në Itali aty ku jeton, sërish mendon se nuk është misioni i tij interpretimi. 

Dirigjenti Sergio Alapont do të drejtojë interpretët për këtë koncert që mbërrin në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit vetëm një mbrëmje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos