Rita Ora shkëlqen në Abu Dhabi me mesazhin : "Rise up"

Nga Luela Myftari
8 Shkurt 2026, 17:38 | Kulturë

Rita Ora shkëlqen në Abu Dhabi me mesazhin : "Rise up"

Në fokusin e medieve më të rëndësishme këto të ditë në botë është "lufta- konfliktet" dhe padiskutim përballë saj qëndron sporti, si gjuhë e pastër që thërret për për unitet e humanizëm.

Lajmet më të rëndësishme sot në botë kanë kryefjalë betejat. Lojërat olimpike, ceremoni zyrtare edhe në Itali, kuruar jo pak me art e dizajn kanë zënë hapësirën më të rëndësishme këto ditë. Por nëse në Europë mesazhe të tilla vijnë nga ceremonia e hapjes së lojërave olimpike, në Abu Dhabi një tjetër event i këtyre përmasave ka bërë bashkë me një moto të vetme 25 mijë atletë dhe artistë nga e gjithë bota. Sporti si mënyrë jetese, si një mundësi e mirë për shëndetin dhe mirëqenien, përkthehet në shqip: "Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë".

Në Abu Dhabi për të manifestuar këtë ngjarje ku takimet me rekormenë si Zico, fenomeni brazilian, në FIFA renditur në 100 më të mirët e historisë dhe Sergey Bubka, njëkohësisht një model në botën e sportit janë bërë bashkë është edhe gazetarja Luela Myftari.

Por, ajo nuk ishte e vetmja shqiptare aty sepse gjatë ceremonisë së hapjes së Open Masters Games Abu Dhabi 2026, Rita Ora ishte një nga artistet kryesore që performoi për spektatorët në stadiumin e Zayed Sports City më 6 Shkurt 2026. Ajo këndoi si pjesë e një performance fantastike së bashku me Leona Lewis, Carole Samaha dhe Rashed Al Nuaimi, duke sjellë një atmosferë festive për hapjen e turneut me mbi 25,000 atletë nga 92 vende të botës. Vetë kënga që performuan artistët ishte mesazhi i këtij eventi që për hetë të parë zhvillohet në Abu Dhabi. Artistët performuan “Rise Up”, kënga e njohur e Andra Day. Mesazhi i vërtetë në kontekstin e Abu Dhabi Masters Games 2026 merr një kuptim edhe më të fortë se versioni origjinal i këngës. Në thelb, kënga tregon se përballë vështirësive duhet të mos dorëzohemi e të gjejmë forcën e brendshme dhe aftësinë për t’u ngritur përsëri pas rrëzimit.

Në një event sportiv si Open Masters Games, ky mesazh lidhet drejtpërdrejt me atletët, shumë prej të cilëve janë amatorë, persona mbi 30 vjeç, ose njerëz që janë rikthyer në sport pas pauzave të gjata. Pra, “Rise Up” simbolizon rikthimin, guximin dhe vetëbesimin.

Kështu ka nisur ky edicion i parë i Open Masters Games Abu Dhabi 2026. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos