Sot aktori i njohur shqiptar, Reshat Arbana, Nderi i Kombit, feston 85-vjetorin e lindjes. Ai është një nga figurat më të dashura të kinematografisë dhe teatrit shqiptar.
Fuqia artistike që vjen sa herë ai shfaqet në skenë apo pas çakut të një filmi është si te askush tjetër. Arbana është zëri i shumë vargjeve portike, nga Gjergj Fishta e deri te më të rinjtë.
Rrënjosur në zemrat e publikut për dekada, edhe Rotary Club, si disa institucione në vend, ka vendosur të nderoj artistin.
A2 CNN ishte pranë tij në këto duartrokitje, ashtu sikurse ai dinjitoz me fjalën e tij. (A2 Televizion)