“Shtëpia e verdhë”, një libër i ri për Ballkanin e trazuar nga konfliktet

Nga Luela Myftari
28 Gusht 2024, 14:52 | Kulturë

Sa herë që vizitojmë qytetin e Ulqinit, nuk harrojmë të pyesim edhe për librarinë e vetme ku mund të gjendet libri shqip, libri që botohet në këtë gjuhë në Tiranë, libri që botohet në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, sigurisht edhe në Malin e Zi.  

Në librarinë “Ulqini” na lajmërojnë se një ndër takimet letrare të kësaj vere është ai me shkrimtarin dhe moderatorin Bashkim Hoxha. Të gjithë e njohin nga ekrani, shumë prej nesh ia njohin edhe veprat, një prej të cilave ka vetëm pak ditë që e ka nxjerrë në dritë, e që udhëton drej lexuesit në Ulqin.

Në librarinë e qytetit e gjejmë duke komunikuar me lexuesin e vet për “Shtëpinë e verdhë”, një shtëpi e famshme për Ballkanin e trazuar, një shtëpi që u rrethua me mistere e ngjarje që edhe në filma dukeshin skenare të sajuara nga rrëfenjat e disave që po humbnin luftën. Për “Shtëpinë e verdhë” që u bë e njohur kryesisht nga Dick Marti dhe që u diskutua jo pak mes ndërkombëtarëve ka folur edhe Bashkim Hoxha për A2.

Me vete, kur ka kaluar kufirin, ka marrë edhe librin që ka vetëm 3 ditë që ka dalë në shitje. Pas takimit e veçojmë për një intervistë./ A2 CNN (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos