Skena teatrale, “24 orë nga jeta e një votuesi”, nga Tirana në Shkodër

Nga Luela Myftari
13 Shkurt 2026, 20:47 | Kulturë

Naun Shundi mund të mos e kemi më mes nesh, por artistët janë aty gjithmonë me veprat e tyre. E tillë është edhe shfaqja e fundit që ka ngjitur në skenën teatrore regjisorja Driada Dervishi. Vepra frymëzohet nga motive të Naun Shundit dhe përfshin tekstin “E të tjera, e të tjera” të Teodor Kekos, duke e kthyer skenën në një pasqyrë të drejtpërdrejtë të shoqërisë sonë.

E interpretuar nga aktorët Arben Derhemi, Zamira Kita, Xhuliano Brisku dhe Ermir Hoxhaj, regjisorja Driada Dervishi e koncepton shfaqjen si një realitet të hidhur shqiptar, duke ftuar publikun të reflektojë mbi përgjegjësinë personale për votën, shkruan A2 CNN.

 “24 orë nga jeta e një votuesi” nuk është thjesht një komedi, por një pasqyrë e fortë e shoqërisë shqiptare, ku çdo batutë fsheh një të vërtetë dhe çdo e qeshur shoqërohet me reflektim. Një shfaqje që ngre pyetjen thelbësore: sa peshë ka një votë dhe sa vite fshihen pas saj, e cila këtë javë rrugëtoi nga kryeqyteti në skenën e Teatrit “Migjeni” në Shkodër, por që premton të shkojë edhe në rrethe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos