Pas katër vitesh nga ikja prej kësaj jete e Sherif Delvinës, Botimet ALSAR nxjerrin nga shtypi kolanën me 12 vëllime të veprave të tij.
Dy vëllimet e para janë përmbledhje e bërë nga ne e shkrimeve ndër vite në gazeta e revista, ndërsa vëllimet e tjera përmbajnë riprodhime anastatike në shqip e anglisht.
Nipi i tij, i rritur prej tij, nuk i fsheh emocionet për dajën që nuk krijoi familje por, iu dedikua dy jetimeve të lënë nga motra e tij.
Plarent Sinamati, nipi i Sherif Delvinës shprehet: “Ndonëse nuk krijoi familjen e tij, Sherif Delvina ishte një mësues i jashtëzakonshëm”.
Për historianë e studiues si Pëllumb Xhufi dimensioni i këtij publicisti, historiani, mësuesi, shkrimtari e producenti ishte kontributi që dha për të gjitha trojet shqiptare, përtej kufijve.
“Sherif Delvina njihet për koleksionin e hartave, pasurinë e topomisë së mbledhur në kërkimet e tij, dokumenteve që flasin për shqiptarinë përtej skenareve që sipas tij shkruan historiagrafia greke dhe ajo serbe”, shprehet Xhufi.
(A2 Televizion)