Arta Marku emërohet drejtoreshë e QKLL, Gonxhe: Sjell një vizion të qartë për zhvillimin e librit dhe leximit

Nga A2 CNN
7 Prill 2026, 13:14 | Kulturë

Arta Marku emërohet drejtoreshë e QKLL, Gonxhe: Sjell një vizion

Arta Marku është emëruar drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. Lajmin e ka ndarë në rrjetet sociale, ministri Blendi Gonxha i cili ka vlerësuar Markun për kontributin e saj në vite si gazetare, kritike letrare, përkthyese dhe shkrimtare.

“Gazetare dhe kritike letrare me një rrugëtim të gjatë dhe të konsoliduar në kulturë, Arta Marku e nisi karrierën në vitin 1993 me gazetën “Koha Jonë”, për të vijuar më pas në media të rëndësishme si “Gazeta Shqiptare”, “Shekulli” dhe “Panorama”, gjithmonë me fokus te libri dhe letërsia.

Ka drejtuar si kryeredaktore disa prej revistave më të njohura kulturore në vend, ndërsa prej vitit 2014 ka sjellë për publikun emisionin “Bibliotekë” në RTSH dhe “Palimpsest” në Radio Tirana. Përmes nismave si “AGORA”, ajo ka afruar letërsinë me publikun në hapësira të hapura dhe interaktive.

E angazhuar vazhdimisht në promovimin e leximit, ajo ka zhvilluar takime të shumta me nxënës në gjimnazet e Tiranës, si dhe ka qenë pjesë e jurive në çmime dhe konkurse të rëndësishme letrare.

Autore dhe përkthyese e disa veprave të rëndësishme, Arta Marku sjell në këtë detyrë një përvojë të pasur dhe një vizion të qartë për zhvillimin e librit dhe leximit në Shqipëri.

Një falënderim i veçantë shkon për ish drejtoreshën Esmeralda Bardhyli për punën dhe kontributin e saj të vyer ndër vite në këtë institucion”, shkruan Gonxhe.

Një ditë më parë, ende pa një njoftim zyrtar nga Ministria Turizmit, Kulturës dhe Sportit, zbuloi emrin e drejtueses së re të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit (QKLL).

Në agjendën e publikuar të Samitit të Diasporës Shqiptare, ajo prezantohet me detyrën e drejtoreshës së QKLL-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos