Voskopoja dhe bota përreth, pseudohistorianët mund ta bëjnë greke, por ajo është shqiptare

Nga Luela Myftari
4 Korrik 2025, 14:42 | Kulturë

Libri “Voskopoja dhe bota përreth”. Një histori e dokumentuar i jepet lexuesit 15 vjet pas botimit të parë të titulluar Shekulli i Voskopojës. Tani, në botimin e dytë, libri është një vëllim i përpunuar thellësisht dhe i zgjeruar me materiale të shumta, që përbëjnë më tepër se 200 faqe të reja.

Pra, një studim i ri, i ndërmarrë nga historiani Pëllumb Xhufi në kuadrin e ambicies së tij profesionale për të vënë mbi baza solide shkencore historinë e një qyteti që, si rrallëherë, është shënjestruar për ta dehistorizuar e për ta kthyer në një ikonë të mitologjisë nacionaliste.

Në këtë libër, autori ka zgjeruar mjaft bazën burimore e bibliografike, falë hulumtimeve të reja të kryera në arkivat e bibliotekat e huaja. Mbi bazën e tyre rezulton johistorike e krejtësisht e trilluar mitologjia e “ishullit”, që i është mveshur Voskopojës nga historianë militantë kauzash shumëçka.

Përkundrazi,  historia e atij qyteti rezulton e integruar në habitatin natyral të tij, që është ai shqiptar, me larminë gjeomorfologjike, etnokulturore e fetare që e karakterizon. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos