Zyliha Miloti, aktorja e 1 mijë roleve të humorit

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
28 Qershor 2025, 15:33 | Kulturë

Mbi 65 vite në skenë dhe filma të ndryshëm, me 1 mijë role dhe me një jetë të tërë të përkushtuar artit dhe humorit për spektatorin.

Kështu mund të përkufizohet aktorja legjendë e gjallë e humorit shkodran dhe atij shqiptar, Zyliha Miloti.

Për nder të karrierës, kontributit të saj skenik dhe jo vetëm, në një nga kinematë e Shkodrës u shfaq dokumentari “Zyliha Miloti, aktorja e 1 mijë roleve”, me regji të Arjan Çuliqit, shkruan A2.

Mes lotësh dhe emocionesh, aktorja Miloti e dekoruar me titullin “Mjeshtër i madh”, si gjatë gjithë karrierës së saj edhe këtë moment të veçantë ia ka dedikuar pubikut që e ka motivuar për dekada të tëra në artin e saj.

Ndërsa për regjisorin dhe kolegët e Zylihasë, është e vështirë të gjenden fjalët për ta përshkruar.

“Të bësh dokumentar për Zyliha Milotin, aktore me përmasa të mëdha, është nder i madh për mua, por edhe detyrim e përgjegjësi e madhe. Janë aktorë që vijnë një herë në 100 vjet”, tha Çuliqi.

Zyliha Miloti është pjesë e një plejade arstistësh shkodranë që jo vetëm kanë identifikuar qytetin e tyre, por kanë fituar zemrat dhe respektin e mbarë artdashësve të vendit.

Dokumentari “Zyliha Miloti, aktorja e 1000 roleve” vjen si një dëshmi e gjallë e kontributit prej një jete të artistes në shërbim të humorit, teatrit dhe kulturës shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos