6 mijë vjet para Krishtit, zbulimet përforcojnë vendbanimin e lashtë të Linit

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
27 Qershor 2025, 15:25 | Kulturë

8 mijë vjet më parë ose 6 mijë vjet para Krishtit, Lini ka qenë vendbanimi i parë palafit në Europë. Zbulimet vijojnë të përforcojnë këtë gjetje të arkeologëve shqiptarë në bashkëpunim me homologët e tyre të Universitetit të Bernës në Zvicër.

Gërmimet që po vijojnë në vendbanimin më të lashtë palafit në Europë, atë të linit në Pogradec po nxjerrin në pah gjithnjë e më shumë elementë që tregojnë edhe mënyrën e jetesës mbi 6 mijë vjet para Krishtit si dhe disa modele të këtyre vendbanimeve.

Për arkeologun e njohur shqiptar Ilir Gjipali rëndësia e këtyre gjetjeve është tejet e madhe, pasi  e rikonfirmon se ky vendbanim është më i lashti në Europë.

Në zbulimin e këtij vendbanimi të lashtë palafit arkeologët shqiptarë kanë bashkëpunuar ngushtësisht me homologët dhe ekspertët e universitetit të Bernës në Zvicër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos