Akademia e shkencave i ka dedikuar jo vetëm numrin e radhës së botimit të vet, por edhe një event përkujtimor shkrimtarit të madh Ismail Kadaresë që na bëri të njohur letërsinë shqipe në gjuhët e gjithë botës.
Ajo që ka qëndruar gjithnjë në krah të shkrimtarit të madh edhe në këtë përvjetor pa të nuk mungoi të tregonte se sa i flet vepra e Ismail Kadaresë një bote që fizikisht nuk e ka më atë, por përjetësisht mban veprat e tij.
Asaj, dhembjes së humbjes, por edhe misionit që mban vepra pas largimit të atij, i janë bashkuar studiues e institucione të ndryshme në një përkujtimore të veçantë.
Ismail Kadare si gjenerali i jashtëzakonshëm i letërsisë shqipe u shua më 1 korrik të vitit 2024, për të na lënë mesazhe të jashtëzakonshme mes rreshtave që I shkroi në shqip, por që jehojnë sot thuajse në çdo bibliotekë aktive të botës. (A2 Televizion)