Pas 3 dekadash, rikthehen gërmimet arkeologjike në kalanë e Gjirokastrës

Nga A2 CNN
3 Korrik 2025, 17:20 | Kulturë

Pas rreth 30 vitesh arkeologët janë rikthyer sërish në muret e kalasë së Gjirokastrës ku kanë nisur sërish gërmimet që synojnë të hedhin dritë mbi historikun e kësaj kështjelle në kohë akoma më të hershme.

Aktualisht gërmimet, që drejtohen nga Instituti Kombëtari Trashëgimisë Kulturore janë fokusuar pranë hyrjes kryesore të kalasë.

Kërkimet arkeologjike do të vazhdojnë gjatë gjithë verës në disa prej zonave kryesore të kalasë së Gjirokastrës.

Kjo kala, përmendet për herë të parë në vitin 1336.Historianët mendojnë së ekzistenca e kësaj kështjelle është më e hershme. Kalaja e Gjirokastrës është monumenti historik më i vizituar në vendin tonë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos