“Yjet e skenës elbasanase”, libri që u dedikohet grave të teatrit "Skampa"

Nga Gazmend Janku dhe Belinda Ruçaj
31 Mars 2025, 15:46 | Kulturë

“Yjet e skenës elbasanase”, libri që u dedikohet grave

Teatri Skampa i Elbasanit ndër vite ka lënë gjurmën e tij jo vetëm në kulturën e qytetit, por edhe në zhvillimin e teatrit në Shqipëri. Dhe këto gjurmë janë lënë nga aktorë dhe aktore, regjisorë e shkrimtarë e deri tek punonjësit e skenës dhe të pas skenës.

Menaxherja e produksionit të teatrit Skampa, ka sjellë për artdashësit e Elbasanit por jo vetëm një libër të titulluar “Yjet e skenës Elbasanase”, një libër që i kushtohet në mënyrë të veçantë grave që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite në Teatrin Skampa.

Që nga regjisoret, aktoret e deri tek punonjëset e paskenës.

Tashmë edhe brezi i ri do të kenë një mundësi më shumë të njihen me një pjesë të rëndësishme të kulturës së qytetit siç janë yjet e skenës Elbasanase. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos