Belind Këlliçi ka denoncuar në krim zgjedhor sipas tij pranë gjimnazit Petro Nini Luarasi në kryeqytet. Në një deklaratë për mediat, demokrati Këlliçi ka akuzuar socialistin Erion Braçe se në zyrën e tij elektorale disa persona u larguan me vrap, për të cilët Braçthotë se nuk i njeh. Ai i ak bërë thirrje policisë që të zbardhë emrat e këtyre personave.
“Ajo çka ka ndodhur është e paprecedentë, nuk vinte patrulla e policisë së shtetit për shkak se situata po kalonte në konfrontim fizik. Kam kërkuar të bëhet këqyrja në vend e skenës kriminale për të parë a ka sende të paligjshme; para, lista, kompjutera e telefona. Kam kërkuar të shoh dhe vetë vendngjarjen, por ajo që ka ndodhur është e paprecedentë. Futemi brenda, unë i tregoj policisë videon e njerëzve që ikin me vrap, një drejtoreshë e qendrës kombëtare të inovacionit a se di kush ishte dhe disa të rinj të tjetër, me çanta në krahë dhe kapuç kanë ikur me vrap. I them unë kush është personi në fjalë. Braçe i thotë kjo është zyra ime e punës dhe thotë nuk njoh anëtarët e mi të punës. Kur e pyet policia se kush janë këta, ky thotë nuk i njoh, t’i gjejë Belindi e Policia e Shtetit. Nëse nuk ka patur krim zgjedhor për çfarë arsye kanë ikur njerëzit me vrap. PD i janë hequr disa zyra elektorale, logo për shkak se kemi qenë 100 metra larg qendrave të votimit dhe sipas kodit zgjedhor nuk mund të ketë zyra të një force politike, në vijë ajrore e keni 30 metra. Këtu jo vetëm që është zyrë elektorale, po pa logo të Erion Braçes. Kemi të bëjmë më një zyrë të padeklaruar, aktivitete të paligjshme, të keqpërdorin të administratës publike. I bëj thirrje policisë të zbardhë emrat të këqyrë dokumentet e telefonat dhe pajisjet kompjuterike për të parë se çfarë po bënin në këtë zyrë. Ka një tirrje për Task Forcën e SPAK as nuk më është përgjigjur. Nuk ka patur asnjë qëndrim”.
Këlliçi kërkon që ky rast të zbardhet dhe të mos kalojë në heshtje, ndërsa paralajmëron kallëzim në komisariat dhe prokurori. Ai thotë se kjo situatë është e ngjashme me shtrimin e rrugës Xhon Belushi në 2023.
“Pse Braçe thotë nuk i njoh këta individë? Unë ata që kanë ardhur me mua këtu i njoh emër për emër dhe i dalë për zot. Nëse ai individ e ka zyrën e tij elektorale të deklarojë kush janë çfarë po bënin se ishin harta në mur dhe laptopat dhe pse kanë ikur me vrap. Erdhëm këtu dhe konstatuam një vepër penale. I bëj thirrje Policisë së Shtetit që këtë rast që ne kemi kapur në flagrancë të mos ta lëmë të kalojë në heshtje, të kapen ata individë dhe të merren në pyetje. Unë do të shkoj vetë të bëj kallëzim penal në komisariatin 2 dhe Prokurorinë e Tiranës. Njëlloj si rruga Xhon Belushi në 2023 ku kapëm rrugën duke u shtruar dhe tenderi ishte i hapur dhe mbyllej pas tri ditësh. U paditëm ne për shpifje dhe koha tregoi që ne kishim të drejtë. Ne do të qëndrojmë këtu deri sa të zbardhet kjo çështje”.
(A2 Televizion)