Ka nisur në Tiranë ceremonia zyrtare e pritjes së kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, i cili po viziton Shqipërinë në kuadër të Komunitetit Politik Europian.
Starmer është pritur nga Rama në ambientet e Kryeministrisë me ceremoni zyrtare dhe tapet të kuq, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë gjatë ceremonisë, një bandë frymore intonoi himnin kombëtar të Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë.
Kujtojmë se Komuniteti Politik Europian pritet të nisë punë ditën e nesërme në kryeqytetin shqiptar, ku pjesë do të jenë lider të vendeve të ndryshme të Europës. (A2 Televizion)