Nga ceremonia për ngritjen e flamurit në sheshin Skënderbej, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi gjithë shqiptarët për 112 vjetorin e pavarësisë. Veliaj pohoi se Shqipëria është në ditët e saj më të mira dhe uroi që shumë shpejt të bëhet pjesë e BE.
“Sot jemi në ditët tona më të mira, jo në ditët tona perfekte, por në ditët tona më të mira. Shqipëria është një vend që do të jetë ndoshta anëtari i ardhshëm i BE-së, Kosova është e lirë dhe e pavarur, sot kemi mundësi të lëvizim dhe të takohemi me njeri-tjetrin, mundësi që nuk i kemi pasur më përpara. Tirana përpara 2 vitesh ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, vjet ishte Kryeqyteti i Sportit, sivjet ka drejtuar gjithë bashkitë e Ballkanit me B-40 dhe në vitin tjetër Tirana do të jetë Kryeqyteti i Kulturës. Sot jemi në ditët tona më të mira, ndaj është e rëndësishme të kuptojmë nga kemi ardhur edhe të frymëzohemi ku duam që të shkojmë" u shpreh kryebashkiaku.
(A2 Televizion)