Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar takim me strukturat e kësaj partie në qytetin myzeqar të Lushnjes me rastin e 20-vjetorit të krijimit të kësaj force politike.
"E kemi për mbarë sepse edhe 20 vjet më parë e nisëm nga Dushku i këtij qytetit", ka pohuar Meta në nisje të takimit.
Theksi i tij ka qenë ndihma për fermerët e blegtorët, pagesa me para në dorë për subvencione sikundër edhe luftë shpopullimit pasi e kemi ndër prioritetet tona kryesore.
Meta ka pohuar se do të mbështesin pa kufi e kursim protestat e pandalshme që do të organizojë PD dhe opozita.
Zoti Meta ka kërkuar angazhim nga strukturat dhe një ristart të punës për largimin e kësaj qeverie, e cila, sipas tij, shpopullon vendin dhe çdo ditë e më tepër falimenton fermerët prodhues. (A2 Televizion)