23 deputetët e opozitës do jenë sot në seancë, Bardhi: Tërhiqet mazhoranca

Nga A2 CNN
30 Tetor 2023, 13:17 | Politikë

23 deputetët e opozitës do jenë sot në seancë, Bardhi:

Zyra e shtypit të Partisë Demokratike, bën me dije se 23 deputetët e përjashtuar të opozitës do të jenë pjesë e seancës së ditës së sotme dhe këtë gjë e konfirmon dhe vetë Kuvendi.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi njoftoi deputetët se zyrtarisht i është bërë me dije se është anuluar vendimi i përjashtimit të tyre nga seanca.

“Të nderuar kolegë, zyrtarisht jemi njoftuar nga Kuvendi që nuk do ketë asnjë pengesë për deputetët e përjashtuar për pjesëmarrje në seancë. Vendimi i përjashtimit është anuluar”, mësohet të ketë njoftuar Bardhi kolegët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos