23 vjet nga 11 shtatori, presidenti Begaj: Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur

Nga A2 CNN
11 Shtator 2024, 08:46 | Politikë

23 vjet nga 11 shtatori, presidenti Begaj: Kërcënimi i terrorizmit nuk

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka përkujtuar sot sulmet tragjike të 11 shtatorit të 23 viteve më parë. Në një postim në rrjetet sociale kreu i shtetit shqiptar shprehet se kjo ditë duhet të shërbejë si kujtesë për luftën e vazhdueshme e kundër terrorizmit, shkruan A2. Sipas tij kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur dhe nuk njeh ngjyrë apo ideologji.

“Sot, kujtojmë ngjarjet tragjike të 11 Shtatorit, 2001. Njëzet e tre vjet më parë, bota u trondit nga sulmet e paimagjinueshme që morën jetën e mijëra njerëzve të pafajshëm në SHBA. Në këtë ditë, nderojmë viktimat por edhe forcën e qëndrueshmërinë e popullit amerikan. Kjo ditë shërben gjithashtu si kujtesë për luftën e vazhdueshme kundër terrorizmit. Kërcënimi i terrorizmit nuk është zhdukur; ai nuk njeh ngjyrë apo ideologji. Nuk duhet të harrojmë kurrë këtë!”, citon A2 presidentin Begaj.

Më 11 shtator 2001, kamikazët rrëmbyen avionët amerikanë dhe i përplasën në Kullat Binjake në Nju Jork, në Pentagon pranë Uashingtonit dhe në një fushë në Pensilvani duke vrarë rreth 3,000 njerëz. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos