Monika Kryemadhi, në një dalje për mediat, deklaroi se nuk do ta takojë në burg ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta.
“Masa e arrestit për Ilir Metën tenton për të zhvilluar më tej konfliktin tonë familjar. Për gjërat që ata dyshojnë te unë, duan t’ia vendosin Ilir Metës. Nuk do e vizitoj në qeli Ilir Metën. Edhe nëse do të doja unë, nuk pranon ai”, deklaroi Kryemadhi, raporton A2 CNN.
Monika Kryemadhi sulmoi edhe policët që arrestuan Metën ditën e hënë, duke thënë se Shqipëria është një vend i vogël, ku të gjithë njohin njëri-tjetrin: “Na del një “motërfucker” atje që e godet në kokë Ilir Metën. Shqipëria është “fshat” i vogël, të gjithë njihemi”.
Sipas Kryemadhit, ajo është rikthyer në politikë për të sensibilizuar opinionin publik: “Kam folur për inceneratorin e Tiranës dhe nuk u bë asgjë. Vazhdojnë paratë paguhen dhe vijojnë shpenzimet. Beteja ime politike ka të bëjë me sensibilizimin. Njerëzit jo të gjithë e duan Monika Kryemadhin, nuk kam pasur ndonjëherë objektiv për të drejtuar partinë. Gjithmonë kam pasur dëshirë t’i shërbej Ilir Metës si politikan dhe të shërbej në familjen time si nënë dhe bashkëshorte. Në biologji janë disa butakë që për t’u shumëfishuar luftojnë kush do të jetë fituesi. Gjithmonë fiton babai, nëna bëhet shënjestër e grabitqarëve sepse ajo lufton. Nuk më vjen keq që isha humbëse dhe nëna. Më rikthyen në politikë për të sensibilizuar opinionin publik. SPAK-u nxjerr sekretin hetimor tonin në konferencë shtypi, gjë që jam e bindur që është shkruajtur në zyrën e Endri Fugës”. (A2 Televizion)