Në emisionin Debat në A2 CNN me Alba Alishanin, demokrati Belind Këlliçi foli dhe për çështjen e votës së diasporës dhe a është bërë pishman Partia Demokratike për këtë gjë, pasi ka shumë hije dhe problematika.
Sipas Këlliçit, vota me postë është më e sigurta, teksa shtoi se ka besimin se nuk ka shqiptarë jashtë vendit që e fotografon votën për shkak të presionit të qeverisë.
“Absolutisht jo. Problemi që kam hasur në SHBA me diasporën dhe kam takuar qindra, problemi këtu. Është hera e parë e votës së diasporës. Ka një paragjykim për transparencën e procesit. Shqetësimin e kanë votuesit që duan ndryshimin. Ne na është dashur dyfishi i kohës për të ndërgjegjësuar qytetarët shqiptarë në botë.
Kemi gjysmën e operatorëve që regjistrojnë në KQZ. Është bërë pikërisht për këtë. Shqiptarët janë ndërgjegjësuar që Edi Rama e vjedh votën. Votimi familjar dhe fotografimi i votës është fare e lehtë për shqiptarët në diasporës. Vota me postë është më e sigurta. Nuk ka shqiptarë në diasporë që fotografon votën për presionin e Ramës”, tha Rama. (A2 Televizion)