Basha i përgjigjet ironisë së Ramës: Për ty, kush nuk vjedh, fle gjumë

Nga A2 CNN
27 Janar 2025, 18:22 | Politikë

Basha i përgjigjet ironisë së Ramës: Për ty, kush nuk

Një betejë në rrjetet sociale kanë zhvilluar kryeministri Rama dhe kreu i demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha pas një lajmi të rremë për këtë të fundit, sipas të cilit ai kishte humbur jetën në aksident.

E teksa kreu i qeverisë, reagoi me ironi duke thënë se Basha nuk duhet ta prishë gjumin për këto gjëra, ish-kreu i demokratëve u shpreh se Ramën e kanë rrethuar “hallet” pasi bashkëpunëtorët e tij po arrestohen një nga një.

“E di, për ty, kush nuk vjedh, fle gjumë. Nuk kam nga ato halle, që ty ta kanë vrarë gjumin, me shokë e shoqe, që t’i zunë me mollë e dardhë, "pas shpine", me çyrbet e kapura duke blerë vota krimi për ty, apo “mikun” tënd McGonigal, që sot është në burg, i paguar, për të sajuar poshtërsi ndaj meje”, shkruan Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos