A ka një të ardhme tjetër Basha-Berisha? Ish-kryeministri jep përgjigjen e papritur në A2

Nga A2 CNN
25 Shtator 2024, 21:32 | Politikë

A ka një të ardhme tjetër Basha-Berisha? Ish-kryeministri jep

Teksa deklaron se dera e Partisë Demokratike është e hapur për të gjithë demokratët që duan të rikthehen aty ku kanë kontribuuar, Sali Berisha foli në A2 dhe për paraardhësin e tij Lulzim Basha.

Kreu i demokratëve u shpreh se atë nuk e lidh asgjë me Partinë Demokratike, teksa e quajti dhe vëlla të Edi Ramës.

“Mendoj se në tërësi, baza është e bashkuar. Ky është një proces në të cilin ftohet edhe demokrati i fundit që ka mbetur i zemëruar në bazë për t’iu bashkuar kontributit, investimit të tij që ka bërë në shtëpinë e tij. Harroje atë. Cfarë e lidh atë me PD. Nuk ka asnjë lidhje me PD. Ai në pabesi ka si vëlla Edi Ramën”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos