Në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN, Sali Berisha tregoi nëse do të jetë i pranishëm në seancat gjyqësore që do të mbahen në Gjykatën e Posaçme, ndaj tij dhe dhëndërit në lidhje me dosjen “Partizani”.
Teksa u shpreh i sigurt për të ndjekur rrugën ligjore, ish-kryeministri u shpreh se këtë vendim do ta marrë pas konsultave me mbrojtësit e tij.
“Ajo që quhet Gjykatë e Posaçme është në kontroll të plotë të Edi Ramës nëpërmjet Dumanit dhe të tjerëve. Nëse lexon dosjen në faqen 4 shkruhet se gjykimi… Unë kam ndjekur procesin ligjor pavarësisht nga çdo lloj konsiderate, unë besoj se detyra e çdo njeriut është që të ndjekë rrugën ligjore. A do të shkoj apo jo në gjykatë kjo varet pas konsultave që do të kem me avoketërit e mi. Mund të shkoj nuk kam asnjë lloj problem, por sipas rastit”, tha Berisha. (A2 Televizion)