Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Lezhës ka denoncuar parregullsi dhe shkelje në procesin e votimit në disa qendra të këtij qarku. Në një deklaratë për mediat pas votimit, Gjoni shprehet se administratorë të njësive administrative ndodhen brenda territoreve qendrave të votimit, dhe kjo sipas tij është në shkelje të kodit zgjedhor.
“Administratorë të njësive administrative ndodhen brenda territoreve qendrave të votimit dhe sipas ligjit kjo nuk është e lejuar. Dhe komisionerët e sigurisë duhet të marrin masa se nuk kanë as badge, as cilësinë e votuesit. U bëj thirrje institucioneve që janë përgjegjës që të mos lejojnë raste të tilla. Kemi një rast në Ishull të Shëngjinit, që u detyrova të shkoj vetë. Padyshim ka edhe raste të tjera edhe në Zejmen, Pllanë e Markatomaj. Nuk lejohet se administratorët e këtyre njësive para se të hyjnë qytetarët i takojnë dhe kjo është në kundërshtim me kodin zgjedhor”, u shpreh Gjoni.
(A2 Televizion)