Deri në orën 11:00 të kësaj të diele, sipas të dhënave të bëra publike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë votuar 16,5 përqind e qytetarëve me të drejtë vote.
Ndërkohë, në një krahasim të bërë nga A2 CNN rezulton se kjo është një shifër ndjeshëm më e ulët se 4 vite më parë, kur në të njëjtën orë 4 vite më parë kanë votuar 20,81 përqind.
Megjithatë, krahasuar me zgjedhjet lokale të 2 viteve më parë, pjesëmarrja është pak më e lartë, pasi në atë kohë deri në orën 11:00 kishin votuar vetëm 14,73 përqind. (A2 Televizion)