Administrata publike, raporti i OECD/SIGMA vendos Shqipërinë të parën në rajon

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2025, 15:24 | Politikë

Administrata publike shqiptare është vlerësuar në vendin e parë në rajon, nga monitorimi i OECD/SIGMA. Përballë kryeministrit Rama, drejtuesit e programit pohuan se gjithsesi, problemet nuk mungojnë.

Gjetjet e raporti i monitorimit të OECD dhe SIGMA mbi administratën publike ishin temë një eventi të Qeverisë shqiptare, kuvendi ynë u cilësua lider në rajon në fusha të ndryshme si prokurimet publike, menaxhimi i financave publike dhe qeverisja digjitale. Raporti evidenton edhe disa problematika.

Ministrja e Shtetit për Administratën publike, Adea Pirdeni, mori vlerësime jo vetëm nga drejtuesi i programit OECD/SIGMA, por edhe nga kryeministri Rama, teksa njoftoi se në mars do të dalin për konsultim publik dy nisma ligjore.

Rama u pajtua me raportin duke u shprehur i pakënaqur me nivelet drejtuese të Administratës, por i lumtur me vlerësimin për prokurimet publike.

Rama njoftoi se ka nisur testimi për të përdorur inteligjencën artificiale me qëllim pastrimin e mbivendosjes legjislative që krijon pengesa të panevojshme për qytetarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos