Agjenda e Kuvendit, Çuçi mbledh grupin e PS, zbardhen diskutimet

Nga A2 CNN
8 Prill 2024, 10:48 | Politikë

Agjenda e javës së re në Kuvend dhe seanca e ditës së enjte, ku pritet të kalojnë disa projektligje dhe marrëveshje, ishte në fokus të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, këtë të hënë.

Të enjten do të paraqitet edhe Raporti Vjetor i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin 2023.

Bledi Çuçi kërkoi prezencë të deputetëve në seancë, jo thjesht për të pasur numrat për miratimin e projektligjeve, por edhe për të marrë pjesë në diskutimet, sipas rendit të ditës. Mbledhja vijoi më pas me trajtimin e çështjeve të ndryshme të ngritura nga deputetët sipas zonave të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos