Shqyrtohet sot mandati i Olta Xhaçkës pas vendimit të Kushtetueses

Nga A2 CNN
8 Prill 2024, 10:02 | Politikë

Këshilli për Rregulloren dhe Mandatet mblidhet sot për të shqyrtuar çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Ky hap vjen pasi Kushtetuesja vendosi pranimin e kërkesës së 14 deputetëve të demokratë.

Me këtë vendim të gjykatës, Kuvendi detyrohet që ta çojë për verifikim në gjykatë mandatin e deputetes Xhaçka, dhe do të jetë pikërisht kushtetuesja që do të vendosë mbi vlefshmërinë.

Demokratët kërkojnë që Xhaçkës t’i hiqet mandati, pasi sipas tyre është në kushtet e konfliktit të interesit, pasi bashkëshorti i saj Artan Gaçi ka përfituar si investitor strategjik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos