“Akuza e SPAK, medalje për Berishën”, Malltezi: Për 4 vite nuk gjetën asgjë

Nga A2 CNN
14 Shtator 2024, 21:17 | Politikë

“Akuza e SPAK, medalje për Berishën”, Malltezi: Për 4

Argita Malltezi e cilëson akuzën e SPAK ndaj babait të saj për kompleksin Partizani si një medalje për të.

Sipas vajzës së ish kryeministrit, në 4 vite hetime SPAK nuk gjeti asnjë provë që të vërtetonte pretendimet dhe po heton dhe fondacionin bamirës si pastrim parash.

“Akuza është një medalje për Sali Berishën, për 4 vite nuk gjetën asgjë, madje edhe bamirësinë e konsiderojnë si pastrim parash. Nuk po flitet për administrimin e fondeve të fondacionit, po flitet për korrupsionin e Sali Berishës. Ata këta kanë sjellë si përfitim të familjes dhe nuk thonë që ka shkelje ligjore. Kjo është një drejtësi e kapur që ka vepruar me urdhër të Edi Ramës, Escobar, Yuri Kim. Në Asamblenë e PS në 2022, Rama ka thënë hetoni Sali Berishën sepse jeni krijesë e PS”, u shpreh Malltezi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos