Dosja Berisha-Malltezi, Argita Malltezi: Aktakuzë që peshon vetëm nga faqet dhe jo nga argumentet

Nga A2 CNN
14 Shtator 2024, 21:07 | Politikë

Dosja Berisha-Malltezi, Argita Malltezi: Aktakuzë që peshon vetëm

Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar në “Off the Record” në A2 CNN për herë të parë pasi bashkëshorti dhe babai i saj u morën të pandehur nga ana e SPAK në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Malltezi deklaroi se në dosjen 500 faqëshe të prokurorisë nuk ka asnjë provë që lidh Sali Berishën dhe bashkëshortin e saj më akte korrupsioni.

“Janë 4 vite hetime dhe prokuroria nuk ka gjetur asnjë fakt, apo shkelje, asnjë dëshmitar që vërteton përgjegjësi penale në lidhje me Sali Berishën apo Jamarbër Malltezin. Kjo aktakuzë që u ngrit pas një viti peshon nga numri i faqeve dhe jo nga argumentet. Nuk ka asnjë provë që të tregojë se Sali Berisha ka ushtruar presion për të bërë diçka. Kjo është një dosje që ngarkon Berishën me mitmarrje, edhe Malltezin për mitmarrje”, tha Malltezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos