Investimi në Zvërnec! Eurodeputetët e Asociim Stabilizmit e shohin nga afër

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
22 Shtator 2026, 12:14 | Politikë

Investimi në Zvërnec! Eurodeputetët e Asociim Stabilizmit e

Pesë eurodeputë në kuadër të komisionit të Asociim Stabilzimit te Parlamentit Evropian, të shoqëruar dhe nga 14 deputetë të parlamentit shqiptar, 7 të mazhorancës dhe 7 të opozitës kanë kryer një vizitë në Zvërnec paraditen e kësaj të marte me qëllim për të parë nga afër situatën dhe për të dalë me një deklaratë në lidhje me problematikën që ka lindur në këtë zonë pas dhënies së lejeve për ndërtimin e një resorti dhe kundërshtimeve nga banorët e zonës dhe shoqëria civile.

Mes eurodeputetëve ishte edhe Fredi Beleri si përfaqësues i Greqisë. Pas vizitës Beleri deklaroi qëllimin e vizitës dhe opinionin e tij në lidhje me zhvillimin e zonës

Përveçse një vend me vlera të rralla natyrore, Zvërneci është edhe një vend kulti fetar pasinë të ndodhet kisha e Shën Mërisë, e ndërtuar në shekullin e 12, e cila gjithashtu është vizituar nga eurdodeputetët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos