“Aleanca për Kënetën Madhështore”, Rama ironizon opozitën: Jenisheri luftë për pushtet me Gjuzin

Nga A2 CNN
18 Mars 2025, 09:21 | Politikë

“Aleanca për Kënetën Madhështore”, Rama ironizon

Në rubrikën “Sy m’sy” me ndjekësit në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka vijuar ironinë ndaj koalicionit opozitar, duke e quajtur “Aleanca për Kënetën Madhështore”.

Sipas kreut të qeverisë, e vetmja gjë madhështore e kësaj aleance janë mustaqet e Kujtim Gjuzit.

“Aleanca për Kënetën Madhështore, nuk e di si do të hidheni aty edhe Selami Jenisheri ishte distancuar nga aleanca pasi kishte luftë për pushtet me Kujtim Gjuzin. Kujtimi është kryeministri në hije aleancës, e vetmja gjë madhështore janë mustaqet e tij. Situata është turbulente po s’ka problem se i ha bufi. Bufi e di që nuk ka asnjë shans dhe ka bërë një aleancë qëndrestare”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos