Opozita kërkoi nga qeveria marrjen e masave të menjëhershme për garantimin e sigurisë në vend, pas reagimit te selisë diplomatike te SHBA. Njoftimi i ambasadës amerikane se vendi jonë ishte në shënjestrën e Iranit, tensionoi opozitarët të cilët akuzuan ekzekutivin për mungesë përgjegjshmërie.
Droja e amerikanëve se Republika Islamike e Iranit mund të kryente sulme në Shqipëri përfshiu edhe debatin parlamentar. Që në nisje të saj, demokratët kërkuan sqarime nga qeveria, nëse vendi ndodhet nën këtë rrezik.
Qetësia e Ferit Hoxhës nuk relaksoi diskursin e opozitarëve të cilët vijuan të akuzonin institucionet për papërgjegjshmëri.
Teksa Ministri i Brendshëm fliste për sigurinë, Ministri i Mbrojtjes po dëgjonte debatin nuk mos u bërë pjesë e tij.
Për të mbyllur këtë debat, kryeparlamentari Peleshi vendosi t’i ndërpriste fjalën opozitarëve duke i detyruar të hynin me forcë në rendin e ditës. (A2 Televizion)