“Janë rreth 70 mijë legalizime që duhen bërë”, Rama: Një pjesë e tyre janë të pamundura nga ligji aktual. Po digjitalizojmë hartat

Nga A2 CNN
2 Prill 2026, 17:32 | Politikë

Ka ende edhe rreth 70 mijë legalizime që duhen bërë, por një pjesë e tyre janë të pamundura nga ligji aktual. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me banorët e Njësisë 14 në kryeqytet, teksa theksoi se deri më tani janë kryer 300 mijë legalizime. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë tha se

“Kemi diskutuar për legalizimet sepse që legalizimet janë një proces i vështirë, kjo nuk diskutohet. Sepse janë bërë shumë legalizime, janë bërë afër 300 mijë. Janë shumë, por ka akoma edhe një numër rreth 70.000 që duhen bërë, ndërkohë që një pjesë e tyre janë problem sepse janë të pamundura nga ligji aktual, jo është mbi kolektor, jo është mbi rrugë. Kjo është e vërteta. Por gjithsesi një pjesë tjetër duhen bërë, sepse mund të bëhen. Kjo e bllokut ka një rrezik se blloku për mua që jetoj në këtë bllok, por jo për shërbimin e Kadastrës që ka të gjithë territorin. Më e drejta ëhstë koha e regjistrimit. Ajo që mua më shqetëson është pse dikush që e ka bërë kërkesën që në 2010 duhet të presë akoma, ndërkohë që dikush që e ka bërë kërkesën në 2018, ta marrë më para. S’mund ta fillosh e ta mbarosh bllokun, sepse pastaj i bie që ai tjetri pastaj te blloku tjetër, që po pret që në 2010, të vazhdojë të presë akoma, ndërkohë që këtu te ky blloku, ai që e ka bërë kërkesën në 2018 ta marrë legalizimin më parë”.

Kryeministri shtoi se qeveria po punon për digjitalizimin e të gjitha hartave kadastrale, proces që sipas Ramës, deri më tani ka çuar në skanimin e 54 milionë fletëve.

“Ajo që kemi kërkuar dhe do bëhet është se do bëhet një sistem tani me kritere të qarta, me vite dhe njerëzve do u thuhet prit se jemi në vitin X. Kjo do krijojë më shumë qartësi për njerëzit. Gjithsesi puna vazhdon dhe legalizime bëhen për vit. Ne po digjitalizojmë të gjitha hartat, sepse Kadastra e ka informacionin nëpër harta dhe deri më tani janë skanuar 54 milionë fletë. Kështu që llogariteni vet sa punë e madhe është bërë. Brenda 2017-ës çdo gjë do të jetë e digjitalizuar”, theksoi Rama.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos