
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri Sofia Moreira de Sousa, përmes një postimi në “X” thekson se një sistem drejtësie i fortë është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në BE.
Pas takimit me kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Bogdani, Sousa vë në dukje se BE do të vazhdojë të mbështesë institucione të drejtësisë të forta, të përgjegjshme, të pavarura dhe efektive.
“Një sistem i fortë drejtësie është thelbësor për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Gjatë takimit tim me Mirela Bogdanin, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, diskutuam mbi prioritetet kryesore të sistemit të prokurorisë në Shqipëri, përfshirë llogaridhënien institucionale dhe vijimin e zbatimit të reformës në drejtësi. Theksova se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë institucione të drejtësisë të forta, të përgjegjshme, të pavarura dhe efektive, duke kontribuar në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE dhe në forcimin e besimit të qytetarëve te sistemi i drejtësisë”, thuhet në mesazhin e ambasadores Sousa. (A2 Televizion)