All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

“Arben Kraja në konflikt interesi”, Berisha krah Metës

Nga Anesti Barjamemaj
8 Nëntor 2023, 17:24 | Politikë
All - Paragraf - 1

Sali Berisha qëndroi në të njëjtën linjë me Ilir Metën sa i përket pretendimit të përbashkët, se pas veprimeve të SPAK ndaj eksponentëve të opozitës, qëndron regjia e Edi Ramës.

“Po ke dyshime ti që nuk është Edi Rama prapa gjahut politik ndaj opozitës? Po kush mund të jetë tjetër përveç Edi Ramës? Kush është ai që kontrollon totalisht SKAP-in? Po a nuk jam unë që këtu para ju shkam denoncuar takimet e fshehta Rama-Dumani?”, tha Berisha.

All - Paragraf - 3

Duke kaluar te problemet e veta me SPAK sa i përket çështjes së Kompleksit Partizani, ngriti pretendimin se prokurori Arben Kraja është në konflikt interesi.

“Arben Kraja, duket e ditur se është larguar si hetues i Sigurimit nga sistemi i drejtësisë, me një iniciativë personale të Sali Berishës për ligjin, nuk mund të merrte, po të mos kishte ngelur ai që ka qenë. Ligji i sotshëm nuk e lejon atë të jetë në SKAP. Ka një nen ligji, por ai është ai aty dhe kryesoi edhe SKAP-in”.

Me dëshirën e tij, komentoi edhe zërat për një riafrim mes Edi Ramës dhe ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

“Pikërisht se e ka lepurin e tmerrshëm në bark, ka bërë miqësi me Fatmir Xhafën, drekon dhe darkon me të sepse kërkon të ndryshojë ligjet e shpërdorimit të detyrës. Dhe ligje të tjera. Në mënyrë që të shpëtojë menderen e tij pasi të lërë detyrën”.

All - Paragraf - 7

Berisha garantoi se aksioni opozitar do të vazhdojë, teksa nënvizoi se edhe Komisioni Europian ka denoncuar mohimin e të drejtave të opozitës për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos