Avokatët e Berishës kërkojnë sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Nga A2 CNN
8 Nëntor 2023, 12:09 | Politikë

Genc Gjokutaj, avokati i Sali Berishës, ka theksuar se ka kërkuar sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Ai tha se seanca është shtyrë për në orën 15:00, për t’u shqyrtuar kërkesa e tyre.

“Bëmë një kërkesë për përjashtimin e Irena Gjokës, u ndërpre seanca për të shqyrtuar kërkesën. Gjoka ka detyrë të heqë dorë, por ajo nuk e bëri. Gjykata nuk ka zbardhur vendimin, ky është argumenti pse ne kërkojmë përjashtimin e Irena Gjokës”, u shpreh ai.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos