Arben Malaj thirrje Ramës: Është koha të largohesh, nuk bën dot më asgjë të mirë për Shqipërinë

Nga A2 CNN
14 Qershor 2026, 17:06 | Politikë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar këtë të diel në  “Ditarin e Fundjavës”, nga Denisa Pasholli në A2 CNN, komentoi protestat e fundit ku është kërkuar dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Malajt, vendimi për të qëndruar apo për t’u larguar i takon vetë kryeministrit, por ai vlerësoi se çdo këmbëngulje për të vijuar në detyrë po e afron qeverisjen me një model gjithnjë e më autoritar.

“Largohet apo jo Rama, këtë e përcakton ai vetë. Por çdo këmbëngulje e tij, për mua, është një vetëkalim në veprime që afrohen jo thjesht me autokracinë, por me një qëndrim neodiktatorial”, u shpreh Malaj.

Ai shtoi se historia ka treguar se diktatorët nuk kanë pasur fund të mirë dhe deklaroi publikisht se kryeministri duhet të tërhiqet nga drejtimi i vendit.

“Është koha të largohet. Ai nuk bën dot më asgjë të mirë për Shqipërinë. Kjo klimë përçarjeje sociale, tensionet mes shqiptarëve, mes palëve politike dhe grupeve të ndryshme nuk i shërbejnë vendit”, tha Malaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos