Arrest shtëpie për Berishën, reagon avokati i ish-kryeministrit

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2023, 13:01 | Politikë

Arrest shtëpie për Berishën, reagon avokati i ish-kryeministrit

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, pas daljes nga SPAK, ku u dha masa “arrest shtëpie” për ish-kryeministrin, u shpreh për mediat se një vendim i tillë pritej “sepse kjo gjykatë ka bërë edhe shkelje më të mëdha”.

“Përfundimisht, gjykata pranoi kërkesën e SPAK-ut. Është shqetësues fakti që ky vendim shoqërohet me ndalimin e komunikimit për një deputet që lirinë e shprehjes e ka të drejtë kushtetuese dhe për këtë, SPAK-u duhet të kishte marrë autorizim të veçantë nga Kuvendi. Pritej sepse kjo gjykatë ka bërë edhe shkelje më të mëdha”, tha avokati.

“Ne do të ndjekim rrugën e ankimit, sipas ligjit, brenda afatit ligjor”, shtoi Gjokutaj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos