GJKKO ka vendosur masën e arrestit në shtëpi për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Kjo masë arresti do të shoqërohet me mbikëqyrje policore dhe pengim të komunikimit me persona të tjerë.
Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, pas daljes nga SPAK u shpreh për mediat: “Përfundimisht, gjykata pranoi kërkesën e SPAK-ut. Është shqetësues fakti që ky vendim shoqërohet me ndalimin e komunikimit për një deputet që lirinë e shprehjes e ka të drejtë kushtetuese dhe për këtë, SPAK-u duhet të kishte marrë autorizim të veçantë nga Kuvendi. Pritej sepse kjo gjykatë ka bërë edhe shkelje më të mëdha”.
(A2 Televizion)