Takimin me emigrantët në Romë, Sali Berisha e nisi duke vlerësuar jo vetëm ndihmën italiane ndaj vendit tonë, por sidomos rolin e diasporës që prej kohës së Skënderbeut me arbëreshët e deri më sot.
Në një sallë të mbushur plot që për nga entuziazmi ia kalonte edhe protestës së të shtunës në Tiranë, kryedemokratit iu desh shpesh të ndërpriste fjalimin nga brohorimat.
Gjuhën ndaj rivalit nuk e zbuti, duke e krahasuar Edi Ramën me bosët e mafias italiane. Nuk e fshehu dot gëzimin që njeriu i cili e shpalli non-grata në SHBA, tani i është ndaluar aksesi në institucionet amerikane.
Emigrantëve u premtoi se do të bëjë gjithçka për të ndihmuar kthimin e tyre në Atdhe. Në transformimin e Shqipërisë, i ftoi të jenë aksionerë. (A2 Televizion)