Zbulohet emri, pas fushatës së Trump-it, amerikani do të drejtojë edhe atë të Berishës për 11 majin

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2025, 11:18 | Politikë

Sali Beirsha njoftoi se Chris LaCivita, do të jetë drejtuesi i fushatës elektorale të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, shkruan A2 CNN.

Kreu i PD tha se LaCivita është një nga dy kryearkitektët e fushatës së fitores së Donald Trump-it në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Si ka mundësi që bashkëkryetari i suksesit elektoral më të madhe në histori, mes kërkesave të panumërta, pranoi me përparësi kërkesën e PD dhe aleatëve të saj. Përgjigjen e di vetë ai, por e vërteta është se opozita dhe Shqipëria, ishin vendi i dytë pas SHBA në të cilën e majta radikale sorosiane, bëri në Shqipëri eksperimente tragjike, gjithçka për zhdukjen e opozitës konservatore, dhe instalimin e monizmit”, tha Berisha në një konferencë për mediat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos