Arrestimi i Metës, Berisha: Rama kërkon të trembë luanin e zgjuar të popullit opozitar

Nga A2 CNN
22 Tetor 2024, 19:41 | Politikë

Arrestimi i Metës, Berisha: Rama kërkon të trembë luanin e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar edhe njëherë në lidhje me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta.

Nga arresti i shtëpisë, kreu i demokratëve u shpreh se synimi i Ramës me aktin e ndëmarrë një ditë më parë kërkon të shuajë aksionin e popullit opozitar kundër kësaj mazhorance.

“Me aktin e djeshëm, me pusinë për ta ekzekutuar apo rrëmbyer, Edi Rama përveçse të shfrynte urrejtjen e tij kafshërore shtazore ndaj kundërshtarit politik, kërkonte me çdo kusht dhe kërkon të trysnojë luanin e zgjuar të popullit opozitar, të trembë qytetarët.

Kërkon me çdo kusht të trembë të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, sepse e di që sulmi i tyre është fatal dhe vdekjeprurës për regjimin e tij.

Kërkonte me çdo kusht t’i ndryjë në konformizëm, armikun më të egër, intelektualët e vendit, duke i trembur se një fat si ai i djeshmi i ish-presidentit, mund t’i presë edhe ata në çdo moment.

Me këtë akt, për çdo opozitar dhe demokrat, Edi Rama firmosi përballjen dhëmb për dhëmb.

Përballjen me guximin dhe shpirtin e tyre të pamposhtur”, tha mes të tjerash Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos