Arrestimi i Veliajt, për Spiropalin është “lajm i keq”. Majko nuk flet

Nga Fjorela Beleshi
10 Shkurt 2025, 17:02 | Politikë

Arrestimi i Veliajt, për Spiropalin është “lajm i

Në fund të mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka paralajmëruar deputetët e PS që demokratët do ta ngrenë si çështje në seancë arrestimin e Erion Veliajt, të cilin ajo raportohet ta ketë quajtur “lajm i keq” për ne, shkruan A2 CNN.

Megjithatë, nuk raportohet që Spiropali të ketë dhënë direktiva për qëndrimin që duhet të mbajnë deputetët. 

Në nisje të seancës, gazetarët kanë nxituar të shkëpusin ndonjë koment nga deputetët socialistë. Pandeli Majko ka zgjedhur të mos flasë, ndërsa Nasip Naço dhe Xhemal Qefalia kanë thënë shkurt se “duhet të lëmë drejtësinë të bëjë punën e saj”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos