Asambleja e OSBE, Mediu: Krimi i organizuar që dikton zgjedhjet, kërcënim për vendin

Nga A2 CNN
1 Korrik 2024, 10:18 | Politikë

Krimi i organizuar dhe korrupsioni që dikton proceset zgjedhore përmes fenomeneve të blerjes së votës dhe intimidimit të qytetarëve, u nënvizuan si kërcënime reale për vendet e Ballkanit Perëndimor, në fjalën e kreut të PR, Fatmir Mediu në sesionin vjetor të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillohet në Bukuresht.

Një kërcënim tjetër i vërtetë për vendet tona është krimi i organizuar dhe korrupsioni dhe liderët autoritar ndonjëherë, që ndjekin rrugën e Putinit. Ne duhet të sigurojmë demokracitë në vendet tona, të bazuara në zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Dhe këtu nis përfshirja e krimit të organizuar që konsiston në intimidimin e votuesve dhe jo zgjedhje të lira. Kërkoj më shumë vëmendje për rajonin, standardin e zgjedhjeve, respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve tanë, pasi kjo është vërtetë një kërcënim i madh për stabilitetin në rajonin tonë”, tha Mediu.

Po ashtu gjatë takimeve me kreun e Komisionit të Helsinkit në Kongresin Amerikan Joe Wilson, si dhe Sen Roger Wicker dhe senatorët John Cornyn e Cong Robert Aderholt, Mediu theksoi se mungesa e reformës zgjedhore, apo pamundësimi i votës së diasporës tregojnë qartë për qëllimin e qeverisë shqiptare për të manipuluar zgjedhjet e vitit 2025.

Kreu i PR bën me dije se me ta në Bukuresht diskutoi edhe për nevojën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke marrë në konsideratë marrëveshjen e 5 Qershorit, e cila u mbështet nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo), por u sabotua me ndryshimet kushtetuese nga socialistët, duke hequr mundësinë e opozitës për të ndërtuar bashkëpunim elektoral. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos