Shqipëria ngre “Bayraktarët”, “sytë nga qielli” për më shumë siguri

Nga A2 CNN
30 Qershor 2024, 12:26 | Politikë

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bën me dije se dronë Bayraktarë që Shqipëria bleu nga Turqia kanë nisur misionin e tyre të parë.

Imazhet e filmuara nga mjetet fluturuese pa pilot janë publikuar nga ministri në rrjetet sociale, ku thotë se tashmë territori ka një mbikëqyrje dhe siguri të shtuar.

“Nisin për herë të parë misionin e tyre dronët Bayraktar. Imazhet e para të tyre janë përcjellë edhe nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi. “Krenarë të ndajmë ndajmë sot imazhet e para nga dronët #Bayraktar. Këta dronë, teknologjia më e lartë e fluturimeve për misione ushtarake, po rrisin ndjeshëm aftësitë tona të mbikëqyrjes dhe sigurisë. Një hap i madh përpara në mbrojtjen kombëtare”, shprehet Ministri Peleshi.

Prej disa muajsh Forcat e Armatosura shqiptare kanë në zotërim 3 dronë Bayraktar, të blerë në Turqi në bazë të një marrëveshje mes dy vendeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos