Avokati: Gjyqi i Berishës do të jetë me dyer të hapura. Do shikoni gallatë nga njerëzit që do ftohen

Nga A2 CNN
10 Qershor 2025, 21:58 | Politikë

Avokati: Gjyqi i Berishës do të jetë me dyer të hapura. Do

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN, deklaroi se gjyqi i Sali Berishës do të jetë me dyer të hapura dhe sipas tij, aty do të shikohet “gallatë”.

“Do të caktohet një datë, gjyqi do të jetë me dyer të hapura. Do të shikoni gallatë të madhe me dëshmitarë që do të thonë se i ofruan një favor, por që nuk e mbajnë mend se kush. Këto janë të gjitha të pavlefshme sepse po nuk vure gishtin, ajo dëshmi nuk merret fare në konsideratë”, tha Gjokutaj.

“Gjyqtarët nuk janë përfolur për integritet dhe në vendimet që janë kolegjiale, ata janë më të mbrojtur. Ajo çështje është çuar me dhunë në gjyq. Kjo ka kalendar politik dhe po të shikoni, kur Sali Berisha kishte paraqitjen, sillnin edhe një të PS-së këtej nga SPAK-u, për të krijuar perceptimin e barazisë”, shtoi Gjokutaj.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos