
Pas mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se protestat para Kryeministrisë janë influencuar nga shtete armiqësore, përfshirë Iranin.
“Respektoj ata që dolën në protestë për çështje që lidhen me dyshime, respektimin e normave mjedisore në një investim jetik për ekonominë e vendit, një investim që do të bëhet sepse është mundësi e madhe për Shqipërinë dhe ndërkohë e kam thënë, brenda kësaj proteste janë përfshirë edhe interesa që lidhen me konkurrencën rajonale, me influencë të vendeve jomiqësore me Shqipërinë”, tha Balla.
“Kjo tollumbace po shfryhet në sytë e gjithë qytetarëve shqiptarëve. Këtu nuk kemi të bëjmë me një protestë që lindi për një rast të cilin besojmë që ndajmë të njëjtin shqetësim. Ajo dhunë në Zvërnec ishte dhunë e papranueshme. Sot atë çështje e kanë harruar dhe ata për të cilën u ngritën nuk flasin më. Sot protestën atyre që e nisën, ua kanë vjedhur”, shtoi Balla.
(A2 Televizion)