
Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku pretendon se makina me targa serbe kanë sjellë protestues në Zvërnec.
“Ja dhe ata qe e ‘duan’ më shumë sesa ne Shqipërinë, i sollën protestuesit në Zvërnec. Po këto makinat me targa serbe dhe serbët pse duhet të jenë në protestë për Zvërnecin?!”, shkruan Balla në rrjetet sociale.
Reagimi i Ballës vjen ndërkohë që këtë të shtunë janë rikthyer protestat në zonën e Zvernecit, pikërisht atje ku nisën. (A2 Televizion)